English

Kërcënoi me granatë të pranishmit e një dasme, bie në prangat e policisë

Pogradec, 24 gusht, NOA - Forcat e policisë kanë arrestuar në flagrancë 36-vjeçarin Arjet Jonuzi, banues në fshatin Cërravë të Pogradecit.

Sipas burimeve policore për agjencinë e Lajmeve NOA një akt i tillë u krye pas ndaj Jonuzit rëndojnë akuzat për veprat penale të "Kanosjes" dhe "Mbajtjes pa leje të armëve luftarake", parashikuar nga nenet 84 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Arrestimi i tij u bë pasi i ndaluari për motive banale ka kërcënuar tre ditë më parë me një granatë luftarake, duke i hequr edhe siguresën asaj Albert Jonuzin si edhe personat e tjerë që ishin në një dasëm tek banesa e tij.

Ndërhyrja e menjëhershme e policisë ka neutralizuar autorin, duke mënjanuar krimin. Materialet për hetime të mëtejshme do t'i kalojnë prokurosisë së Pogradecit.

n.e/NOA

KOMENTE