Bahamas, 24 gusht, NOA - Venezuela ka arritur të fitojë për të dytën herë titullin e Miss Universit. Ka qenë venezueliania 18-vjeçare Stefania Fernandez , e cila u shpall Miss Universi 2009 në ishullin Paradise në Bahamas.
Ajo u pasua me renditjen në vend të dytë nga Ada de la Kruz e Republikës Dominikane. Ndërsa një ngjarje krejt e veçantë ka qenë ajo e shpalljes në vend të tretë të Miss Universi 2009, të një vajze nga Kosova, e cila quhet Marigona Dragusha.
Vajzat arritën të dalin fituese mes konkurrenteve nga 80 vende, duke shënuar kështu të zgjedhurat e edicionit të 58-të të këtij titulli prestigjioz botëror për bukurinë femërore.
Ndërkaq, ndër pesë finalistet ishin edhe Miss Australia, si edhe Miss Porto Riko.
Shfaqja u transmetua drejtpërdrejt për miliona teleshikues në të gjithë botën. Në të mori pjesë edhe miss Shqipëria.
n.e/NOA