English

Një bamirës ndihmon me 7.430 kg miell të varfrit e Drenicës

Skënderaj, 24 gusht NOA - Të varfrit e komunës së Skenderajt në Kosovë, janë ndihmuar nga Rexhep Haxha nga fshati Sfaraçak i Vushtrrisë, me 7.430 kg miell.

Kjo sasi e miellit i është dorëzuar udhëheqjes komunale në Skenderaj, të cilët e kanë çmuar lartë bamirësinë e Rexhep Haxhës.

Do të jetë Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale e Skenderajt që do t'ua shpërndajë miellin familjeve të varfra në Drenicë.

h.i/NOA

KOMENTE