Librazhd, 24 gusht NOA - Një i vdekur dhe tre të plagosur është bilanci i një aksidenti që ka ndodhur sot në Librazhd.
Aksidenti ndodhi mesditën e sotme në vendin e quajtur Qukë në Librazhd kur një kamion me targa maqedonase është përplasur me një automjet tip-Opel.
Për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona dhe një tjetër ka mbetur i vdekur në vend.
Sipas policisë drejtuesi i kamioni i cili është maqedonasi Manico Ditroski ka mbetur i plagosur rënda ndërsa dy të plagosur të tjerë dhe viktima ndodheshin në automjetin tip-Opel por nuk dihet identiteti i tyre.
Ndërkohë që hetuesit e aksidenteve po punojnë për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.
k.k/NOA
Â