English

Prishtina i vendos kushte Beogradit: Marrëveshja me EULEX nëse njihet pavarësia

Prishtinë, 24 gusht NOA-Institucionet e Kosovës nuk do të pajtohen me nënshkrimin e marrëveshjes mbi protokollin policor me Serbinë, për aq kohë sa Kosova nuk do të jetë palë nënshkruese e tij, me subjektivitet të qartë shtetëror, ka thënë zv/kryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi.

Kuçi, në një bisedë për të përditshmen "Koha Ditore", po ashtu ka përjashtuar mundësinë që Prishtina zyrtare të jetë duke e përgatitur ndonjë version të vetin, të cilin do t'ia ofronte EULEX-it si opsion të pranueshëm për nënshkrim.

"Për ne nuk është e rëndësishme përmbajtja e marrëveshjes sa është i rëndësishëm aspekti juridik i saj", ka shpjeguar Kuçi, duke rikujtuar se drejtuesit e shtetit gjatë takimit me shefin e EULEX-it, Yves de Kermabon, e kanë refuzuar marrëveshjen në tërësi dhe nuk kanë premtuar se do ta shqyrtojnë përmbajtjen e saj

KOMENTE