English

Studimi: Martesa na ruan nga sëmundjet, më e dobishme dhe se lënia e duhanit

Arizona, 24 gusht, NOA - Martesa është e mirë për shëndetin tuaj, sidomos për atë të meshkujve. Ky është rezultati i një studimi të bërë nga shkencëtarët amerikanë, i cili tregoi një jetë më të shkurtër për të martuarit dhe rritje të nivelit me 10 % të rrezikut nga probleme serioze shëndetësore te kjo kategori.

"Kundër sëmundjeve potencialisht fatale, një martesë mund të ketë pasoja më efektive edhe se lënia e duhanit", kanë konstatuar hulumtues në Universitetin e Arizonës. Hulumtuesit ekzaminuan mostrat e gjakut të 1.715 vullnetarë të moshës 57-85 vite për të matur nivelin e Proteina C-reaktive (CRP), i cili lidhet me sëmundje zemre, goditje edhe depresionin.

Studimi zbuloi se burrat e martuar kanë një nivel më të ulët FRS se çdo grup tjetër të individëve, me një mesatare prej 1,16 milligramë për litër të gjakut, në krahasim me 2,72 për burrat e pamartuar.

"Ky studim - tha Toni Cassidy, profesor i Universitetit të Ulster - tregon se sa të fortë janë efektet në shëndetin tonë nëse jeni të martuar ose keni një lidhje të forta sociale." Por një dasmë gjithsesi, nuk është me siguri e mjaftueshme për të eleminuar të gjitha rreziqet.

Në qershor, Davison i Fondacionit Zemra në Britani, publikoi studimin se "i martuar apo jo, për të mbajtur zemrën të shëndetshme duhet të hani shëndetshëm dhe të mos pini duhan".

n.e/NOA

KOMENTE