English

Tiranë, grabitet me armë një agjenci e këmbimit valutor

Tiranë, 24 gusht NOA - Rikthehen grabitjet me maska dhe me armë në qendër të Tiranës në mes të ditës.

Një person ende i paidentifikuar ka hyrë i maskuar dhe me një pistoletë në dorë në një agjenci të këmbimit valutor në Tiranë pranë rrugës së "Durrësit" ku ka grabitur një sasi parash prej 1 milionë lekë të vjetra.

Ngjarja ndodhi sot në mesditë kur punonjësi i agjenci ë këmbimit valurot është gjendur përballë një "klienti" që i drejtoi pistoletën.

Nën presionin e armës, punonjësi nuk ka nguruar t'i bindet grabitësit duke i dhënë atij paratë e xhiros.

Fill pasi ka konstatuar largimin e autorit, punonjësi ka lajmëruar policinë.

Forca të shumta të policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje për të bërë këqyrjen e provave.

Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se ka qenë një person i armatosur dhe i maskuar që ka grabitur dyqanin e këmbimit valutor ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë ndihmuar nga ndonjë tjetër person i cili dyshohet se e priste në rrugë me qëllim largimin në drejtim të paditur.

Policia aktualisht ndodhet në vendngjarje dhe po heton për të identifikuar dhe kapur autorin ndërsa ka marrë në pyetje dhe punonjësit e këmbimi valutor.

k.k/NOA

KOMENTE