English

Tre lojtarët e Real Madrid agjërojnë

Spanjë, 24 gusht NOA - Yjeve të Real Madridit si Karim Benzema, Lassana Diarra dhe Mahamadou Diarra nuk do t'iu pengojë agjërimi për të luajtur.

Muaji i Ramazanit ka filluar nga 22 gushti sipas kalendarit islamik dhe myslimanët do të ndalin bukën, pijen dhe gjërat tjera prej agimit gjerë në perëndimin e diellit. Mjekët e klubit kanë disejnuar një program special për këta lojtarë duke ruajtur lëngjet dhe karbohidratet të cilat mund të rezultojnë me plogështim dhe në ndonjë lëndim serioz, derisa humbja e peshës është normale gjatë agjërimit. Fatmirësisht për madrilenët, Ramazani nuk do të prekë shumë ndeshje, duke prekur vetëm 3 prej tyre kundër Deportivos, Espanyol dhe Xerez. Sidoqoftë, lojtarët e kombëtares franceze, Karim Benzema dhe Lassana Diarra, do të luajnë dy ndeshje më shumë me kombëtaren e tyre kundër Rumanisë dhe Serbisë. Lojtar tjetër që do agjërojë tërë muajin është edhe Freddie Kanoute i Sevillas. Fakt tjetër është që trio e Barcelonas, Eric Abidal, Keita dhe Yaya Toure, do të shtyjnë agjërimin për të dëshmuar profesionalizmin e tyre ndaj klubit.

KOMENTE