Tiranë, 24 Gusht NOA - Ekstradohet nga Italia Kastriot Frashëri i dënuar me 12 vjet burg se abuzoi me një vajzë duke e detyruar të prostituojë, krim i realizuar bashkë me të shoqen dhe motrën e tij.
Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana tha sot për agjencinë e lajmeve NOA se u krye ekstradimi nga Milano e Italisë drejt Shqipërisë i shtetasit shqiptar Kastriot Myfit Frashëri, (në fotot), lindur më 5 tetor 1968, në Berat.
"Në vitin 1999 Kastriot Frashëri, në bashkëpunim me gruan e tij dhe motrën e tij, kanë detyruar me anë të forcës, shtetasen E. A., të ushtrojë prostitucion në Itali", - detajoi Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.
Gjykata e Rrethit Lushnje, me vendimin nr.14, datë 12 maj 2004, e ka shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale "shfrytëzim prostitucioni", parashikuar nga nenet, 114/a dhe 25 të Kodit Penal dhe e ka dënuar me 12 vjet heqje lirie.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol-Tirana me Interpol-Roma u bë i mundur arrestimi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i Kastriot Frashërit, aktualisht 41 vjeçar.
/e.l.e.n/NOA/Â