Shkup, 24 gusht NOA-Qeveria e Maqedonisë i ka ofruar ndihmë qeverisë greke pas përfshirjes nga zjarret të kryeqytetit grek.
Qeveria në Shkup thotë se është e gatshme të dërgojë në Athinë tre helikopterë dhe mjete e personel me eksperiencë në shuarjen e zjarreve.
Qeveria në Shkup, në emër të qytetarëve të saj, u ka shprehur keqardhje dhe solidaritet të gjithë atyre që janë prekur nga zjarret.
Kjo ndërkohë nuk është hera e parë që Maqedonia i ofron ndihmë Greqisë.
Në një situatë të ngjashme, kur Greqia u përfshi nga zjarret para më shumë se një viti, autoritetet greke refuzuan ndihmën e Maqedonisë.
Edhe tani, dy vendet janë në proces negociatash rreth çështjes së emrit të Maqedonisë. Marrëdhëniet mes tyre shpesh karakterizohen nga tensione.
m.i/NOA