English

Zjarret përfshijnë Greqinë, vazhdojnë për të katërtën ditë betejat

Athinë, 24 gusht, NOA - Mijëra qytetarë të Athinës janë evakuar nga shtëpitë e tyre në orët e natës për shkak të zjarreve të shumta që kanë përfshirë shtetin fqinj.

Për të tretën ditë radhazi, ato kanë shkatërruar masive të tëra të gjelbra që rrethojnë kryeqytetin grek.

Ditën e sotme ndërkaq, paraqitet një tjetër ditë e vështirë për ekipet e zjarrfikëseve të cilët duhet të shuajnë gjashtë vatrat e zjarreve që ende janë të ndezura, nga 80 të tilla në total që ka patur gjatë këtyre ditëve në Greqi.

Të mos harrojmë se vjet nga zjarret, 70 persona humbën jetën në shtetin fqinj.

Eshtë drejtimi i erërave ai që sipas ekspertëve favorizon zhvillimin e zjarrit dhe përballë kësaj situate, autoritetet tashmë kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Dëmet deri tani konsiderohen të mëdha, me dhjetëra banesa janë djegur dhe qindra hektarë pyje të djegura plotësojnë atë që është quajtur si katastrofa më e madhe ekologjike që ka pësuar Athina.

n.e/NOA

KOMENTE