English

Zyrtarët e Pentagonit hapin profil në Facebook

Washington, 24 gusht NOA-Departamenti amerikan i Mbrojtjes është institucioni i fundit qeveritar që hyn në botën e rrjeteve sociale në internet.

Zyrtarët që i takojnë brezit të atyre që janë mësuar me postën e rregullt dhe ndoshta e-mailin, po përpiqen të vënë mesazhe në Twitter, të shkruajnë në bloge dhe të krijojnë miq në Facebook.

Mënyra e re e komunikimit, e njohur si media sociale, apo rrjetet sociale, përfshin një audiencë të jashtëzakonshme që ndjek bisedën dhe merr pjesë.

 "Që tani deri më 31 gusht, shefi i shtatmadhorisë do që gjithkush në ushtri, në familjet ushtarake apo që është i interesuar për njerëzit që shërbejnë në ushtri që t'i dërgojnë pyetjet në video".

Kështu shprehet Oficeri i Marinës Uilliam Selbi në një nga kanalet e Pentagonit në YouTube, duke ftuar gjithkënd që të dërgojnë një pyetje me video për shefin e shtatmadhorisë, Admiralin Majk Mallen. Rrjetet sociale janë përdorur kryesisht nga të rinjtë, por admirali 62 vjeçar i ka pranuar ato me kenaqësi.

Përveç planeve për një "takim" në YouTube, admirali ka një faqe në Twitter dhe një në Facebook.

Sekretari i Mbrojtjes, 65 vjeçari Robert Gejts e pranon se admirali Mallen është "më i përparuar teknologjikisht" sesa ai, por zoti Gejts tha se po përpiqet ta ndryshojë këtë. Gejts thotë se do që të përdorë median sociale për të komunikuar me të rinjtë, veçanërisht dy milionë pjesëtarët e ushtrisë amerikane, me moshë mesatare 22 vjeç.

Â

KOMENTE