English

Administrata Obama nis hetimet ndaj CIA-s për format e torturimit të të burgosurve

Uashington, 25 gusht, NOA - Departamenti amerikan i Drejtësisë ka rekomanduar rihapjen e disa çështjeve ku ka pasur akuza ndaj agjentëve të CIA-s për abuzim në mënyrën e trajtimit të të burgosurve.

Ky rekomandim i bërë ndaj rokurorit të Përgjithshëm, Eric Holder, javët e fundit duket se do të nisë shumë shpejt të vihet në zbatim nga administrata Obama, e cila përveç kësaj ka marrë përsipër që të realizojë edhe ndryshime në mënyrën se si do të shqyrtohen raste të tilla në të ardhmen.

Kërcënimet me armë apo me turielë elektrike, zhytja së kokës në ujë derisa të provonin ndjesinë e mbytjes për t'i detyruar që të flisnin, qëllimi me armë në dhomën ngjitur me atë ku po merrej në pyetje një i dyshuar për të krijuar përshtypjen se personi që po merrej në pyetje në atë dhomë ishte ekzekutuar etj, kanë qenë disa nga metodat e cilësuara si çnjerëzore të përdorura nga CIA gjatë marrjes në pyetje të të dyshuarve për akte terrorizmi.

Eshtë prokurori John Durham, i ngarkuari përkatës për të caktuar të hetojë nëse CIA apo punonjësit e punësuar prej saj. kanë shkelur ligjet amerikane që ndalojnë përdorimin e torturës gjatë marrjes në pyetje të të dyshuarve pas sulmeve të 11 shtatorit.

Ndërkaq, Shtëpia e Bardhë ka njoftuar edhe krijimin e një njësie të drejtuar nga FBI-ja për kryerjen e hetimeve për raste të terrorizmit në të ardhmen.

n.e/NOA

KOMENTE