Shkup, 25 gusht NOA-Të gjithë nxënësit shqiptarë që për dy muaj protestuan për tu regjistruar në shkollën e mesme të mjekësisë "Pançe Karagjozov" dje dorëzuan dokumentet për regjistrim, duke pritur që Ministria e Arsimit dhe Shkencës të bëjë pranimin e të gjithë 262 konkurrentëve.
Këshilli i prindërve ka bërë të ditur se pret që të gjithë nxënësit të pranohen në "Pançe Karagjozov", sepse sipas tyre nuk ka disponim për të mësuar në dy shkollat tjera "Zef Lush Marku" dhe "Marija Kiri", ku është menduar të hapen paralele shtesë.
Ministria e Arsimit edhe dje jozyrtarisht ka konfirmuar se nuk do të ketë hapje të paraleleve shtesë në shkollën e mjekësisë dhe se sipas saj vlen zgjidhja qeveritare për hapjen e tri paraleleve shtesë në "Zef Lush Marku" dhe dy në shkollën e mesme "Marija Kiri".