Shkup, 25 gusht NOA-Adoleshencën e ruan si pjesën më të mirë të jetës së saj, ndonëse edhe sot e asaj dite ka raste kur e luan rolin e një adoleshente.
 "Gjithnjë kam qenë një vajzë e lazdruar, e them në kuptimin e mirë.
Familja gjithnjë më ka llastuar dhe jam rritur në një frymë të tillë.
Kam qenë e shkathët gjithnjë, kam qenë kureshtare dhe më ka interesuar të mësoj çdo gjë", shprehet këngëtarja e njohur shqiptare në Maqedoni.
Ditët e adoleshencës i ruaj me shumë xhelozi, kanë qenë ditët më të mira të jetës sime", Big si nxënëse ka qenë mjaft e mirë, ka qenë e dhënë pas aktiviteteve të ndryshme.
Këngën e ka nisur që në moshën e vegjëlisë dhe është rritur duke u munduar ta realizoj ëndrrën për t'u bërë një këngëtare e njohur.
"Gjithnjë kam punuar për të arritur shumë, çdoherë kam qenë aktive nëpër aktivitete të ndryshme shkollore.
Mendoj se këngën e kam pasur në shpirt që në moshën e vegjëlisë.
Të them të vërtetën kam pasur talent që atëherë dhe gjithnjë mendoja se do të hyja në botën e këngës dhe do të kem sukses në karrierë ka përfunduar ajo.(NOA-INA)