Shkup, 25 gusht, NOA - Ish-kryeministri i Maqedonisë, Vllado Buçkovski, e ka kritikuar qëndrimin e presidentit dhe qeverisë së vendit të tij lidhur me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën.
Ai e ka cilësuar politikën e Shkupit si "një lojë që po zhvillohet prapa kuintave mes Maqedonisë e Serbisë". "Unë nuk mund të kuptoj cila është politika e Maqedonisë ndaj shtetit të Kosovës. Përmirësimi i marrëdhënieve me Beogradin më bën të mendoj se në prapaskenë zhvillohen disa lojëra serbo-maqedonas", ka thënë Buçkovski. Ky reagim i ish-kryeministrit maqedonas vjen pas deklaratës së presidencës së Maqedonisë se marrëdhëniet diplomatike me Prishtinën nuk do të vendosen para përfundimit të procesit të demarkacionit të kufirit midis dy vendeve. Kjo deklaratë bie ndesh me pohimet e një jave më parë të qeverisë së Maqedonisë, e cila pati kumtuar se Kombet e Bashkuara kanë verifikuar vijën kufitare ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës. Sipas qeverisë maqedonase "demarkacioni i kufirit ka përfunduar me sukses. Të gjitha shtyllat kufitare janë nënshkruar nga komisioni maqedono-kosovar për demarkacionin e kufirit, kurse i gjithë procesi është realizuar në bazë të Planit të Martti Ahtisaarit".
n.e/NOA
Â
Â
Â
Â