English

Dhuna sot në Mitrovicë, Sejdiu: Pas tyre qëndron Beogradi

Prishtinë, 25 gusht NOA-Presidenti Fatmir Sejdiu tha sot se veprimet e këqija të serbëve në veri të Mitrovicës kundër ndërtimit të shtëpive të shqiptarëve janë të nxitura nga Beogradi.

Ai e ftoi shtetin fqinj që të mos krijojë tensione, të cilat rrezikojnë paqen dhe stabilitetin.

"E dimë se ajo pjesë e veprimeve të këqija janë të instruktuara nga njerëzit e Beogradit", tha presidenti Sejdiu, në një konferencë me gazetarë, duke komentuar tensionet e sotme në Mitrovicë.

Pesë punëtorë shqiptarë dhe dy protestues serbë janë lënduar sot nga hedhjet e gurëve në lagjen Kroi i Vitakut, derisa banorët shqiptarë po tentonin të rifillonin punimet në shtëpitë e tyre.

Kreu i shtetit e ftoi Beogradin që të ketë një rol tjetër, jo si deri më tash. "E ardhmja jonë e përbashkët e të gjitha vendeve të rajonit është në Bashkimin Evropian dhe në NATO dhe në komunikime ndërshtetërore, në mënyrë të mirë, jo të vihet zjarr dhe të krijohen tensione, të cilat rrezikojnë paqen dhe stabilitetin.

KOMENTE