English

Drejtësia maqedonase vë në pranga 20 policë të dyshuar për rryshfet

Shkup, 25 gusht NOA-Një aksion i ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë ka vënë sot në pranga 20 policë të akuzuar për korrupsion.

Aksioni i quajtur "Bumerang" kishte si synim stacionin policor për kontroll kufitar "Tabanoc".

Të dyshuarit të martën do të dalin para Gjykatës Themelore 1 në Shkup.

Nga MBP-ja njoftojnë se nga fillimi i vitit për shkak të ekzistimit të indicioneve se në mënyrë të organizuar bëhen vepra penale korruptuese në vendkalimin kufitar "Tabanoc".

Në aksionin shtatëmujor janë identifikuar dy grupe të organizuara kriminele të përbëra prej pjesëtarëve të MPB-së të punësuar në stacionin policor për kontroll kufitar "Tabanoc".

KOMENTE