Durrës, 25 gusht, NOA - Forcat e policisë së Durrësit kanë ndaluar në flagrancë 49-vjeçarin Hasan Morina, lindur në Kukës dhe banues në Laprakë.
Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, ndalimi i tij u bë pasi ai është kapur nga shërbimet e policisë rrugore të Krujës në rrugën nacionale Fushë-Krujë - Tiranë, në afërsi të fshatit Tapizë duke drejtuar automjetin me targë TR41 54 J, me një leje drejtimi me nr.896007 me emrin Rifat Dervishi, e cila dyshohet që të jetë e falsifikuar.
Nga ana e policisë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale patenta e përshkruar më sipër, ndërsa materialet e përgatitura do t'i kalojnë prokurorisë së Krujës për veprën penale të parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal.
n.e/NOA
Â
Â
Â