Kamzë, 25 Gusht NOA - Bashkia e Kamzës ka caktuar një fushë prej tre hektarësh për të grumbulluar mbeturinat urbane. Kjo pasi janë ankuar banorët e njësive administrative si Tapizë, Kasallë, Çerkezë dhe Qerek, Lagja 4 Kamëz.
Së fundi, bashkia ka marë këtë vendim: vend depozitimi i mbeturinave me një sipërfaqe prej 4,3 ha, është pronë shtetërore dhe Bashkia nuk lejon tjetërsimin e saj për interesa private të askujt.
Në kuadër të marrjes së përgjegjësive, Këshilli Bashkiak Kamëz ka marrë vendim të posaçëm për vend depozitimin e plehrave të Bashkisë së Kamzës në këtë sipërfaqe. Vendimi është i konfirmuar ligjërisht edhe nga Prefektura e Tiranës. Është studiuar me kujdes të veçantë dhe është marrë miratimi edhe i KKRT Kamëz për këtë vend depozitim të plehrave.
Ky ka qenë një problem shqetësues për të gjitha zonat. Në krijimin e kësaj gjendje jo normale, kanë ndikuar edhe njerëz të ndryshëm me apo pa dashje, duke djegur mbeturinat e depozituara.
Janë marrë masa dhe së shpejti konkretizohet dhe projekti për përpunimin dhe menaxhimin e plehrave të këtij vend depozitimi, me Institucione shtetërore dhe donatorë të huaj.
Bashkia e Kamzës konfirmoi sot se do të gjejë brenda afateve të përfundimit të projektit të burimeve të financimit, pra, brenda këtij viti.
Po ashtu, do të merren masa urgjente për groposjen dhe mbulimin e mbeturinave, duke përjashtuar efektet e ndotjes së mjedisit e për një jetë normale të kësaj zone.
Kjo do të bëjë që të përfundojë shqetësimi i djegies së mbeturinave, duke bërë të mundur vendosjen e një rroje private pranë vend ndodhjes së mbeturinave, gjë e cila nuk do lejojë djegien e mbeturinave nga njerëz të papërgjegjshëm të cilët kanë vepruar jashtë vëmendjes së Bashkisë.Â
Â