English

Fiton dëmshpërblim 2 milionë dollarë pasi dentisti i heq gabimisht 13 dhëmbë

Karolina, 25 gusht, NOA - E pazakontë, por e vërtetë. Një grua ka arritur të përfitojë një dëmshpërblim të majmë vetëm pas një gabimi fatal të dentistit të saj, i cili rezultoi t'i kishte shkulur gabimisht plot 13 dhëmbë nga goja.

Ka qenë 38-vjeçarja Elisabeth Smith nga Karolina e Jugut, e cila bëhet e ditur se ka fituar me anë të gjyqit masën e dëmshpërblimin prej dy milionë dollarësh, pasi gabimit të dentistit të saj.

Pacientja Smith tre vjet më parë ka shkuar në klinikën "Sexton Dental" në Florence dhe ka kërkuar t'ia nxjerrin tre dhëmbë. Por dentisti ia ka shkulur që të gjithë dhëmbët e nofullës së sipërme, ku mes 3 që ajo kishte kërkuar, iu hoqën edhe 13 të tjerë.

Robert Ronson, një prej avokatëve të gruas, pohon se Smith tashmë ka në planet e saj një operacion për nofullën, i cili do t'i kushtojë 80.000 dollarë.

n.e/NOA

KOMENTE