Athinë, 25 gusht NOA - Një emigrant shqiptar që jeton në Greqi ka rezultuar i infektuar nga gripi i derrave.
Pacienti është 25-vjeç por nuk bëhet i ditur emri i tij, ndërsa prej disa ditësh ai ndodhet i shtruar në spitalin e Athinës pasi ka shfaqur probleme serioze.
Sipas mjekëve ai ka pasur probleme në zemër dhe është transferuar në repartin e mjekimit intensiv pasi ka rezultuar pozitiv ndaj virusit A/H1N1.
Sipas mediave greke, shqiptari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi ka shfaqur probleme të rënda me frymëmarrjen.
k.k/NOA