English

Gripi i derrit, raporti i Shtëpisë së Bardhë: Përbën kërcënim për SHBA

Washington, 25 gusht NOA-Rreth 30 deri në 50 për qind të popullatës së përgjithshme të SHBA-së mund të infektohet gjatë kësaj vjeshte me virusin e gripit të derrit.

Kështu është theksuar në raportin më të ri të Këshillit të këshilltarëve të presidentit amerikan për shkencë dhe teknologji.

Më shumë se 1.8 milionë njerëz mund të përfundojnë në spital, ndërsa prej 30 deri në 90 mijë mund të vdesin si pasojë e gripit, u deklarua më tutje në raport.

"Shumë njerëz do të shtrohen nëpër spitale dhe për fat të keq, do të kemi një numër më të madh të te vdekurve", deklaroi sekretarja amerikane për shëndetësi dhe shërbime humane, Kathleen Sebelius.

Në raport u theksua se gripi i derrit paraqet një kërcënim serioz për SHBA-në dhe për gjithë botën dhe u shtua se duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një lloj të ri të virusit, pjesa më e madhe e njerëzve nuk janë imun ndaj tij.

Shumë ekspertë e vlerësojnë raportin si tejet të arsyeshëm. "Duket ky një vlerësim i arsyeshëm dhe është në përputhje me atë se si veprojnë viruset pandemike", theksoi Greg Poland, nga klinika Mayo, në Rochester, Minnesota.

KOMENTE