English

Kompania Hewlett Packard publikon raportin ekonomik për vitin në vazhdim

Palo Alto, Calif, NOA - Kompania Hewlett Packard (HP), njoftoi sot, rezultatet financiare për tremujorin e tretë fiskal, që përfundoi në 31 korrik 2009, me të ardhura neto prej 27.5 miliardë USD, 2% më i ulët se viti i kaluar dhe deri 4% më i lartë pas efekteve të adoptimit të kursit të monedhës.

Në tremujorin e tretë, fitimi operues GAAP ishte 2.2 miliardë USD dhe ai i pa miratuar (jo GAAP), rezulton në 3 miliardë USD.

"Performanca e HP në këtë tremujorë është rezultat i portofolit të fuqishëm të biznesit tonë, me kosto dhe shkallëzim efiçent. Ne realizuam të ardhura pozitive, duke zgjeruar tregun tonë në segmente kyçe dhe duke forcuar pozicionin konkurrues në treg", - tha Mark Hurd, kryetar dhe shefi ekzekutiv i HP.

"Biznesi po stabilizohet dhe ne jemi të bindur se HP, do të jetë përfituesi fillestar i kthesës ekonomike dhe do të vazhdojë të rrisë performancën kur të jenë përmirësuar kushtet", - shtoi ai.

"Rekordi i fitimit në shërbime, rritja e të ardhurave në Kinë dhe një financim solid tregojnë qartë aftësinë e HP për të ekzekutuar",- tha Cathie Lesjak, zëvendëspresidente ekzekutive dhe shefe finance e HP. "Ne jemi duke investuar për të ardhmen dhe po realizojmë efiçensa operacionale me qellim realizimin e një rritjeje pozitive e afatgjatë".

Të ardhurat financiare u rritën me 8% në Amerikë, e barazvlefshme me $12.6 miliardë.

Të ardhurat pësuan rënie prej 12% në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë dhe 4% në Azi dhe Paqësor, e barazvlefshme respektivisht me $9.9 miliardë dhe $ 5.0 miliardë.

Pas përshtatjes me shkëmbimin e monedhës, të ardhurat rezultojnë një rritje me 11% në Amerikë, ndërsa pësuan rënie me 2% në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë ndërkohë që të ardhurat për Azinë e Pacifikut rezultojnë të pandryshuara.

Të ardhurat jashtë Shteteve të Bashkuara në tremujorin e tretë, llogariten të mbulojnë 62% të të ardhurave totale, me të ardhura në vendet BRIC (Brazili, Rusia, India dhe Kina) 6% më pak krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa mbulojnë 10% të të ardhurave të përgjithshme të HP.         Â

Të ardhurat nga shërbimet u rritën me 93% ose më saktë $ 8.5 miliardë, kryesisht për shkak të blerjes së EDS.

Të ardhurat e realizuara nga nënkontratat për teknologjitë e infrastrukturës rezultuan në $3.9 miliardë, ndërsa nga nënkontratat për shërbimet teknologjike, shërbimet e aplikimit dhe proceset e jashtme të biznesit, të ardhurat janë respektivisht $2.4, $ 1.4 miliardë dhe $711 milionë.

Magazinimi dhe serverat e sipërmarrjes (ESS) raportuan të ardhura totale prej $3.7 miliardë, një rënie respektive me 23%. Ndërkohë të ardhurat nga HP Softëare, pësuan rënie me 22% ose $847 milionë.

Kompjuterët personale njoftuan rritje në dërgesa me 2%, duke ruajtur pozitën e udhëheqësit në tregun botëror. Të ardhurat e grupit u zvogëluan me 18% ose $8.4 miliardë. Të ardhurat nga laptopet, pësuan rënie me 10% ndërsa të ardhurat nga kompjuterët personale me 26%.Â

Të ardhurat nga produktet e imazhit dhe printimi pësuan një rënie prej 20% përkatësisht me $5.7 miliardë. Shitjet e printerave u zvogëluan 23%.

Shërbimi financiar i HP, raportoi të ardhura prej $670 milionë, 1% më pak se një vit më parë. Volumi i financimit u rrit me 12%, dhe portofoli neto i aseteve pësoi një rritje prej 6%.

Menaxhim i burimeve

HP realizoi $3.9 miliardë likuiditete të rrjedhshme, nga aktivitetet në tremujorin e tretë. HP përdori $999 milionë në vlerë monetare në tremujorin e tretë për të riblerë afërsisht 28 milionë aksione në treg, duke e përfunduar tremujorin me $13.7 miliardë në kesh.

Parashikimi     Â

HP parashikon që të ardhurat për tremujorin e katërt të kenë në vijim një rritje afërsisht prej 8%.

/r.l/e.n/NOA/

Â

KOMENTE