English

Kosovari s'u bindet urdhrave të policisë rrugore, s'pranon të bëjë testin e alkoolit

Durrës, 25 gusht, NOA - Policia ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj 40-vjeçarit Agron Krasniqi, lindur në Prizren dhe banues në Tiranë.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve, procedimi penal ka filluar për arsye në superstradën Fushë Krujë-Laç në vendin e quajtur Derven, duke drejtuar mjetin e tij Renault me targë 471 KS 211 I, në gjendje të dehur, ai nuk u është bindur urdhrave të punonjësve të policisë së qarkullimit rrugor duke refuzuar të japë dokumentacionin e mjetit dhe të bënte testin e alkoolit.

Materialet e përgatitura do t'i kalojnë prokurorisë së Krujës për veprën penale të "Mosbindjes ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "Drejtim mjeti në gjendje të dehur apo pa dëshmi aftësie" te parashikuar nga neni 291 e 242 të Kodit Penal.

n.e/NOA

Â

KOMENTE