Maqedoni, 25 gusht NOA - Ministria e Brendshme e Maqedonisë ka mundur të zbulojë shkelës së ligjit, brenda radhëve të saj.
Kështu jo pak por 20 punonjës policie janë ndaluar sot nga oficerët e Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë pasi akuzohen për marrjen e ryshfetit.
Sipas autoriteteve vendase policët e arrestuar i përkasin rajonit policore të Tabanocit.
Ministria e Brendshme kishte organizuar operacionin e koduar "Bumerang" i cili u finalizua me arrestimin e agjentëve të njësitit kufitar, por edhe punonjës të sektorit të administratës të cilët pranonin ryshfete nga organizatat kriminale. Policia e Maqedonisë njoftoi se nga fillimi i vitit për shkak të ekzistimit të indicioneve se në mënyrë të organizuar bëhen vepra penale korruptuese në vendkalimin kufitar "Tabanoc".
k.k/NOA
Â