English

Molotov mbi ambasadën greke në Beograd, policia në kërkim të autorëve

Beograd, 25 gusht NOA-Ministria e Brendshme e Serbisë konfirmoi se rreth orës tre të mëngjesit disa persona të panjohur kanë hedhur dy kokteje molotovi në ndërtesën e ambasadës së Greqisë në Beograd, dhe pastaj janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Në komunikatë thuhet se nuk ka pasur të lënduar, kurse në ambasadë janë thyer xhamat e dritareve dhe ka shpërthyer një zjarr i vogël.

Ministria tha se policia intensivisht po punon për ndriçimin e rastit.

KOMENTE