English

Paqja në Lindjen e Mesme, Gordon Braun optimist pas takimit me kryeministrin izraelit

Londër, 25 gusht NOA-Kryeministri britanik, Gordon Braun, tha se ka "besim në rritje" për progresin në procesin paqesor në Lindjen e Mesme.

Këto komente ai i bëri në konferencën e përbashkët për gazetarë, pas takimit me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu, në Londër.

Zoti Braun tha se ka kërkuar nga Netanjahu, që të ndalë ndërtimin e vendbanimeve në Jerusalemin lindor arab.

Ai theksoi se, pas bisedimeve të sotme, është "më optimist se përpara".

KOMENTE