Mitrovicë, 25 gusht, NOA - Pesë shqiptarë dhe dy serbë të plagosur ka qenë bilanci i përleshjeve të fundit mes këtyre dy grupimeve në rajonin e Mitrovicës.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare, sipas të cilave punimet e shqiptarëve për ringritjen e shtëpive të tyre është shoqëruar me sulme dhe me hedhje gurësh ndaj tyre nga qytetarë që i përkasin pakicës serbe në këtë rajon.
Sipas të dhënave, hedhjet e gurëve janë bërë konkretisht në lagjen Kroi i Vitakut, Â ndërsa banorët shqiptarë po tentonin të rifillonin punimet në shtëpitë e tyre. Lidhur me këtë ngjarje, zëdhënësi i policisë së Kosovës për Mitrovicën, Sami Mehmeti, ka thënë se rreth 100 serbë ishin mbledhur afër vendit ku punimet kishin rifilluar dhe nga zemërimi kanë filluar të hedhin gurë ndaj shqiptarëve. Kjo ka bërë që njësia speciale e EULEX-it të ndërhyjë me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Por punimet nuk janë ndërprerë dhe policia deklaron nga ana e saj se e ka vënë situatën nën kontroll.
n.e/NOA
Â
Â