English

PS, Braçe: Berisha po thellon krizën, arka e shtetit është bosh

Tiranë, 25 gusht NOA - Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka dalë në një deklaratë për shtyp mesditën e sotme ku ka akuzuar kryeministrin, Sali Berisha se po thellon krizën ekonomike financiare në vend.

"Prej disa muaj, Sali Berisha po refuzon të dëgjoj rekomandimet e ekspertëve vendas dhe atyre ndërkombëtar, të FMN e BB, për masa të shpejta e të forta për të rikuperuar pasojat e krizës ekonomike globale, por tashmë edhe të krizës për shkak të shpërdorimeve të tij qeveritare" deklaroi Braçe.

Por për Braçe, tashmë është shumë vonë, sepse dëmi po ndodh dhe të ardhurat në buxhet po bien muaj për muaj brenda tyre, të ardhurat tatimore po bien ditë për ditë po brenda tyre dhe të ardhurat nga TVSH, tatim fitimi, akciza, po bien frikshëm, në 7 muaj me 10 mld lekë të reja.

"Të ardhurat e pushtetit vendor po bien, nga ato që quhen taksa familjare mungojnë 2.9 mld, duke transferuar krizën pushtet më pushtet e familje më familje.

Të ardhurat nga dërgesat e emigrantëve kanë rënë deri më 40 %, kreditë janë ulur dhe kreditë e këqija janë shtuar.

Monedha vendase, leku, në muajin e saj më të mirë dhe nën efektin e supozuar të prodhimit vendas, po zhvlerësohet me orë.

Deficiti tregtar po thellohet rrënueshëm" u shpreh më tej deputeti i PS-së. Â

Sipas Braçes, Berisha në vend që të dëgjoj, të lexoj vetë analizat e kabinetit të tij mbi treguesit fiskal të 7 mujorit, vazhdon teatrin e tij absurd të inaugurimeve për vepra për të cilat arka e shtetit nuk ka para.

k.k/NOA

KOMENTE