English

PSV 91, Komiteti Drejtues i saj sot mbledhje për vendime të rëndësishme

Tiranë, 25 gusht, NOA - Sot në sallën e konferencave të Pallatit të Kongreseve, Partia Socialiste e Vërtetë ‘91 organizon mbledhjen e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të saj.

Sipas drejtuesve të kësaj partie, parashikohet që gjatë kësaj mbledhje të votohen dhe të miratohen disa vendimeve politike të rëndësishme.

Ato ndoshta kanë të bëjnë me rishikimin e qëndrimit të PSV '91 ndaj aleancës së saj me partitë e tjera, ku një sinjal rreth tyre e ka hedhur pak ditë më parë ish-kryetari i saj Petro Koçi, i cili pohoi gjatë një deklarate për mediat se kjo parti mund të marrë në konsideratë bashkimin me Partinë Socialiste nëse gjërat në këtë të fundit do të ndryshojnë.

Por gjithsesi, sipas Koçit, duhen pritur zhvillimet e Kongresit të Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste, i cili do të mbahet në 29 gusht, për të vendosur më pas mbi të tilla alternativa të tilla të papërjashtuara prej PSV '91.

Ndërkaq, një problem ende i pazgjidhur i kësaj partie është ai i kryetarit të ri të saj, pas dorëheqjes së Petro Koçit, vendin e të cilit pretendon se e ka marrë me votat e anëtarësisë Gjergj Koja, por që hidhet poshtë nga një pjesë e kryesisë së PSV 91.

n.e/NOA

KOMENTE