English

Rajesh Mirchandani: Michael Jacksoni nuk vdiq nga shkaqe natyrore

Kreu i Departamentit të Shëndetësisë në Los Anxhelos ka arritur në përfundimin se këngëtari gjeti vdekjen për shkak të një doze vdekjeprurëse të medikamentit anestezik, propofol. Kështu thonë dokumentet e gjykatës që citohen nga mediat amerikane. Tani mjeku personal i Michael Jacksonit, Conrad Murray, është në qendër të një hetimi nga policia. Por këto gjetje konfirmojnë gjithashtu sugjerimet se ylli i muzikës pop ishte shumë i varur nga medikamentet qetësuese. Korrespondenti i BBC-së në Los Anxheles Rajesh Mirchandani i ka ndjekur këto zhvillime të fundit.

Â

Z. Mirchandani, a mund të na tregoni diçka më shumë mbi të rejat e fundit nga vdekja e këngëtarit?

- Ky informacion hedh më shumë dritë mbi orët e fundit të jetës së Michael Jacksonit dhe konfirmon gjithashtu njoftimet e mediave se Michael Jacksoni kishte nivele të larta të medikamentit 'propofol', medikament shumë i fuqishëm anestezik, në trupin e tij në kohën e vdekjes. Në fakt, dokumentat gjyqësore të bëra publike thonë se trupi i tij përmbante "nivele vdekjeprurëse" të këtij medikamenti anestezik.

Propofol-i është një medikament që përdoret normalisht në spitale si anestezi për pacientët para se të hyjnë në operacion, dhe sigurisht që për njerëz që nuk mund të flenë, siç është rasti i Machael Jacksonit, është e vështirë që të gjendet. Dhe sigurisht që hetuesit duan të gjejnë tani se ku e gjeti ai këtë medikament, kush ia dha recetën për ta gjetur, dhe kush ia ka dhënë. Në këto dokumeta gjyqësore, thuhet gjithashtu se Conrad Murray, që ishte mjeku personal i Michael Jacksonit, i ka thënë dedektivëve të policisë së Los Anxhelesit se ai ia kishte bërë injeksionin e propofolit Michael Jacksonit si pjesë e trajtimit të tij, për shkak të pagjumësisë së thellë të këngëtarit për një periudhë prej disa javës, por ai u ka thënë atyre gjithashtu se ai kishte pasur frikë se Micael Jacksoni po krijonte një ndërvarje ndaj medikamentit dhe se ishte përpjekur për ta larguar atë nga përdorimi i propofolit duke u përpjekur të përdorte medikamente të tjera. Por në mëngjesin e ditës që ai vdiq, mjeku Conrad Murray i dha atij propofol dhe medikamente të tjera.

Â

A ka persona të tjerë që po heton departamenti i Shëndetësisë ose policia, apo është vetëm mjeku Conrad Murray?

- Conrad Murray mbetet qendra e hetimit të policisë, thjesht për faktin sepse ai ishte pikërisht atje në momentin kur gjeti vdekjen Michael Jacksoni. Ai i bëri frymëmarrje artificiale dhe u përpoq ta kthejë në jetë vetë. Ai ishte personi që i kishte dhënë atij medikamentet para vdekjes. Megjithatë dokumentet gjithashtu zbulojnë se recetat për medikamentin propofol janë dhënë jo vetëm nga doktor Murray, por edhe nga mjekë të tjerë. Dhe është ditur edhe më parë se policia ka marrë në pyetje pesë mjekë, sepse ata ishin të afërt me Michael Jacksonin, e kishin trajtuar atë në ditët dhe javët para se ai të vdiste.

Megjithatë, Dr. Murray është qendra, fokusi i hetimit. Zyrat e tij në disa qytete janë kontrolluar. Megjithatë ai nuk është deklaruar si i dyshuar zyrtarisht. Dhe në fakt në pak orët e fundit avokatët e tij kanë lëshuar një deklaratë ku përmendin dokumentat e gjykatës. Ata thonë se informacionet e grumbulluara janë të sakta, por shtojnë se shumica e përmbajtjes së tyre është teori nga policia dhe shtojnë se nuk do të komentojnë njoftimet se mjeku ligjor po e trajton këtë çështje si vrasje, por se do të komentojnë për raportin e mjekut ligjor sapo të publikohet zyrtarisht.

Â

Çfarë pritet të ndodhë tani?

- Tani duhet të presim të shohim se çfarë do të bëjë policia. Dihet deri tani se hetuesit po mundohen të përcaktojnë se çfarë roli kanë luajtur në vdekjen e Michael Jacksonit, nëse kanë luajtur, Dr. Murray apo mjekë të tjerë, dhe kjo mund të çojë në ngritjen e akuzave për vrasje të paqëllimshme, por nuk dihet ende nëse ata do t'i ndjekin këto akuza. Këto dokumenta të gjykatës ndoshta hedhin më shumë dritë në drejtimin që po marrin hetimet, por deri sa të bëhen fakt akuzat, nuk mund të thuhet se çfarë planifikon të bëjë policia.

Â

Meqë ngjarja zhvillohet në Los Axheles, do të thotë se ka një vëmendje të shtuar të medias?

- Në fakt vëmendja nuk ka ndalur asnjëherë. Kanë kaluar dy muaj që nga vdekja e Michael Jacksonit, dhe çdo mbrëmje në televizionet lokale ka emisione speciale për Michael Jacksonin. Njerëzit janë shumë të interesuar për jetën e tij, muzikën e tij dhe për vdekjen e tij. Dhe fakti që ai nuk është varrosur ende, dhe që data e varrimit të tij është shtyrë disa herë - dhe tani së fundi deri javën e ardhshme - bën që interesi për Michael Jacksonin të jetë ende i lartë.

BBC

KOMENTE