English

Serbi, hidhen dy bomba molotovi në godinën e ambasadës greke në Beograd

Beograd, 25 gusht, NOA - Disa persona të panjohur kanë hedhur dy kokteje molotovi në ndërtesën e ambasadës së Greqisë në Beograd dhe pastaj janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Lajmi bëhet i ditur nga ministria e Brendshme e Serbisë, sipas së cilës nuk ka patur të lënduar nga një sulm i tillë.

Konfirmohet vetëm se në ambasadë janë thyer xhamat e dritareve dhe ka shpërthyer një zjarr i vogël, por edhe këto dëmtime konsiderohen jo të rëndësishme për autoritetet.

Nga ana e saj, ministria e Brendshme serbe tha se policia intensivisht po punon për të nxjerrë në dritë arsyet e vërteta që mund ta kenë shkaktuar një akt të tillë, duke shtuar se për momentin nuk di të njohë ndonjë të tillë.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE