English

Shkodër, vdes një punëtor, bie nga kati i tretë i pallatit

Shkodër, 25 gusht NOA - Bie nga kati i tretë i pallatit ku punonte, vdes 45-vjeçari.

Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në Shkodër kur punëtori i ndërtimit Bledush Hoxha ka rënë nga kati i tretë i pallatit ku po punonte.

Megjithëse janë përpjekur t'i japin ndihmën e parë, kolegut të tyre, 45-vjeçari ka ndërruar jetë vetëm pak minuta më pas.

Punëtorët e tjerë kanë lajmëruar policinë e cila mbërriti menjëherë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se nga hetimet e para rezulton se punëtori ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i pallatit në ndërtim e sipër.

k.k/NOA

KOMENTE