Prishtinë, 25 gusht NOA-Tre zyrtarë të Policisë Kufitare janë shkarkuar sot nga detyra që kryenin, pasi dyshohet se kanë kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës zyrtare.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Arbër Beka, tha për mediat kosovare se hetimet janë duke vazhduar në identifikimin edhe të disa të implikuarve të tjerë në këtë rast.
"Tre zyrtarë policorë janë pushuar, dy rreshterë dhe një polic. Ata dyshohen për shpërdorim të detyrës zyrtare. Ata janë pjesëtarë të policisë kufitare", tha Beka.