Ersekë, 25 gusht, NOA - Forcat e policisë së Ersekës kanë ndaluar 26-vjeçarin Elidjon Çaushi, lindur dhe banues në këtë qytet.
Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, ndalimi i tij u bë pasi ky person dyshohet të jetë autor i i vjedhjes së një kafshe në pronësi të Fitim Zotollit, banor i fshatit Arëz të Devollit.
Kjo ngjarje ka ndodhur dy ditë më parë dhe pas një pune intesive hetimore është bërë i mundur zbulimi i autorit të saj.
U kryen veprimet proceduriale për veprën penale të "Vjedhjes" parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal dhe materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme.
n.e/NOA
Â