English

Zjarr në tregun e Kukësit, digjet dyqani por nuk ka të lënduar

Kukës, 25 gusht, NOA - Një zjarr i madh ka shpërthyer mëgjesin e sotëm në zonën e tregut industrial të qytetit të Kukësit, në një dyqan, i cili ka përbërë një rrezik të madh për banorët e banesave përreth.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, zjarri përfshiu një dyqan me materiale sintetike, duke shkaktuar djegien e një ndërtese dykatëshe.

Ai u shfaq si një rrezik edhe për banesat përreth këtij dyqani, si edhe banorët e tyre, prandaj policia ndërmori një aksion për evakuimin e menjëhershëm të tyre.

Informacionet paraprake tregojnë se deri tani nuk ka patur asnjë të lënduar nga zjarri, vetëm dëme materiale.

Kanë qenë dy zjarrfikëse që kanë ndihmuar për shuarjen e zjarrit, por edhe forcat e policisë kanë dhënë ndihmën e tyre në këtë operacion, i cili për fat të mirë rezultoi pa pasoja për qytetarët e Kukësit.

n.e/NOA

KOMENTE