English

Arrestohet nga policia teksa i qëndronte pranë në spital gruas që përplasi me makinë

Tiranë, 26 gusht NOA - Një 20-vjeçar është arrestuar nga hetuesit të aksidenteve në spital ku po i qëndronte pranë kalimtares që përplasi me makinën e tij.

Fatbardh Byberi, 20-vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Institut Bujqësorë, i dënuar më parë për grabitje është arrestuar dje pasi akuzohet se duke drejtuar automjetin tip- Volzvagen Bora, me targë V 270 FEN, në rrugën "Lord Bajron", në Laprakë Tiranë, ka aksidentuar një këmbësore, 57-vjeçe, e cila është dërguar nga vetë drejtuesi i mjetit në spital.

Pas mjekimit të marrë e aksidentuara është larguar për në banesë jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Rendit dhe Policisë Rrugore bënë të mundur bllokimin e mjetit tek pika e servisit "Belvis", tek ura e Institutit Bujqësor, si dhe të drejtuesit të mjetit në spital. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale të "shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor", "drejtimit të automjetit pa dëshmi aftësie".

k.k/NOA
KOMENTE