Tiranë, 26 gusht NOA - Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani doli sot në një konferencë për shtyp ku deklaroi se Këshilli Mbikëqyrës vendosi të pandryshuar normën e interesit.
Fullani deklaroi se inflacioni vjetor në muajin korrik rezultoi 1.5 për qind me i ulët se një vit më parë.
Sipas Fullanit, bankat shprehin pasigurinë e tyre për zhvillimin e ekonomisë gjë e cila ka ndikuar në uljen e kërkesës për kredi.
Ndërkohë që për Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, ecuria e inflacionit pritet e qëndrueshme.
Sipas Fullanit pjesa me e keqe e krizës globale ka kaluar.
Gjithashtu është tkurrur kërkesa e kredisë.
Ndërsa ka pasiguri në kurset e këmbimit. k.k/NOA