English

Berisha: Duhet të financojmë kërkimet shkencore edhe në sektorin privat

Tiranë, 26 gusht NOA - Qeveria miratoi sot vendimin për ngritjen e Agjencisë së Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Sipas, kryeministri Berisha krijimi i kësaj Agjencie synon të nxisë kërkimin shkencor jo vetëm në universitetet publike, por edhe në sektorin privat.

"Kjo Agjenci ka si risi të saj inovacionin. Ne duhet të financojmë kërkimet shkencore jo vetëm në universitetet tona, por edhe në sektorin privat. Ne duhet të financojmë inovacionin në të gjitha fushat, me përparësi Hi Tec-un, softin, programimin.

Funksionet e saj janë shumë të rëndësishme. Kjo është një përpjekje shtesë për të inkurajuar shkencën dhe kërkimin shkencor, inovacionin për të ecur më shpjet drejt moshës dixhitale. Ky katër vjeçar ka një objektiv po kaq madhor sa ai në fushën e infrastrukturës, rrugëve, ujësjellësve, kanalizimeve, vaditjes dhe shkollave, pra, infrastrukturën që do të sjellë në Shqipëri moshën dixhitale" tha Berisha.

 Vendimi për ngritjen e Agjencisë së Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit mbështetet në Strategjinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor, të miratuar pak kohë më parë nga qeveria.

k.k/NOA

KOMENTE