English

Berisha i kthen reston opozitës: Të rillogariten treguesit makroekonomikë

 Tiranë, 26 gusht NOA-Pas debateve dhe akuzave të opozitës për shpërdorimin e buxhetit të shtetit dhe boshatisjen e arkës, kryeministri Sali Berisha urdhëroi sot rillogaritjen e treguesve makroekonomikë të vendit, cka pritet të ndryshojë direkt dy treguesit më të nxehtë të buxhetit, atë të borxhit publik dhe deficitit buxhetor duke sjelle formalisht uljen e tyre.

"Rritja ekonomike e 2008-es ishte më e madhe nga sa ishte parashikuar, 8%.

Një llogaritje e parametrave është e domosdoshme", u shpreh Berisha.

Gjatë mbledhjes së komitetit të planifikimit të strategjive, kryeministri deklaroi se një nga masat që do të mbajë në kontroll financat publike do të jetë dhe ndryshimi i destinacionit të të ardhurave nga privatizimet.

Berisha ka anulluar skemën e vjetër kur gjysmat e të ardhurave të grumbulluara nga privatizimet shkonin direkt  ëpr shlyerje borxhesh.

Me vendimin e Komitetit të Planifikimit të Strategjive u vendos që këto para të përdoren për financimin e të ardhurave dhe investimet dhe kompesuar rënien e të ardhurave ndaj planit.

"Ndryshon raporti i përdorimit të tyre për investime me përdorimin e tyre për shlyerjen e borxhit dhe pranohet një rritje 1% e borxhit, duke ngelur 4% në borxhin që gjetëm ne në vitin 2005", tha kryeministri.

Berisha deklaroi se Shqiperia është ndër të vetmit vende në botë që nuk u prek nga kriza ekonomike.

m.i/NOA

KOMENTE