Milano, 26 gusht, NOA - "Ronaldinjon nuk do ta zëvendësoja me asnjë lojtar në botë. Ai mbetet i pazëvendësueshëm për mua".
Këto fjalë ka zgjedhur të thotë presidenti i klubit sportiv të Milanit, njëkohësisht kryeministër i Italisë, Silvoi Berluskoni mbi lojtarin e tij të ekipit.
Ai është mahnitur nga paraqitja e shkëlqyer e Ronaldinjos në ndeshjen e parë të Serisë A
kundër Sienës dhe prandaj ka pohuar se mbetet një lojtar i pazëvendësueshëm për të.
"Ronaldinjo, edhe pse është 29 vjeç, është një lojtar të cilin nuk do ta ndërroja me asnjë në botë", thekson Berluskoni.
Sipas tij, në cilëndo pozitë që e zgjidhni të luajë, gjithmonë do t'ia vlejë çmimi i biletës për ata fansa të cilët dëshirojnë të jenë dëshmitarë të lojës së tij.
n.e/NOA