Kongo, 26 gusht NOA-Autoritetet në Kongo thanë se shtatë njerëz, përfshirë pesë rusë anëtarë të ekuipazhit, e kanë humbur jetën nga rrëzimi i një aeroplani transportues afër kryeqytetit Brazavil.
Ministri i transportit Emil Luoso tha se aeroplani, i cili i përkiste kompanisë Aeroflot, u rrëzua 20 km në jug të qytetit teksa po i afrohej aeroportit kryesor të Kongos.
Shkaku i aksidentit ende nuk është përcaktuar.
m.i/NOA