English

Ekstradohet nga Italia i kërkuari për vrasje të mbetur në tentativë

Tiranë, 26 gusht, NOA - Nga zyra e ‘Interpol Tirana' u mundësua kryerja e ekstradimit nga Roma drejt Shqipërisë i Denis Balliu, vjeç 37, nga Durrësi.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, Balliu ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar pasi gjykata e Tiranës me vendimin nr.234, datë 07.03.2007, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë "arrest me burg", për veprën penale të "vrasjes me dashje mbetur në tentativë", parashikuar nga nenet 76-22 të Kodit Penal. I ekstraduari akuzohet se më datë 10.02.2007, në një lokal tek rruga e Kavajës, në Tiranë, ka tentuar të vrasë Daniel C. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol-Tirana me Interpol-Romën me datën 22.11.2008, u bë i mundur arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë të Denis Balliut.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE