Washington, 26 gusht NOA-Ish-shefi i financave i sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, është arrestuar dhe paditur nën akuzat për mashtrim.
Hassan Nemazee para tri viteve, me ndihmën e dokumentacionit të falsifikuar, ka marrë një kredi në vlerë prej 74 milionë dollarë, ka njoftuar Departamenti amerikan i Drejtësisë.
Xhirollogaritë e paraqitura në dokumentacion, në të cilat është dashur të derdhën mjetet ose nuk kishin ekzistuar ose ishin mbyllur disa vite më parë.
Megjithatë, sipas deklaratës së Departamentit të Drejtësisë, këto mjete nuk kanë pasur lidhje me fushatën zgjedhore të Clintonit në vitin 2008.
Sipas gazetës Wall Street Journal, Nemaze në vitin 2004 ka punuar edhe për John Kerryn si shef i financave në New York, gjatë fushatës së tij zgjedhore.
Sipas informatave tjera, Nemaze në vitin 1999 ishte emëruar nga presidenti i atëhershëm, Bill Clinton, për ambasador të SHBA-së në Argjentinë, por Senati nuk konfirmoi emërimin e tij, pas publikimit të një raporti në të cilin u ofrua një vlerësim negativ për biznesin e Nemazes.
Sipas padisë, Nemazee për kredinë që ka marrë në bankën Citigroup, kishte dhënë adresa dhe numra telefonikë të institucioneve financiare, të cilat duhet të garantonin për të, por të cilat në të vërtetë janë kontrolluar nga vetë Nemazee.
Në rast së shpallet fajtor, Nemazee mund të dënohet me 30 vjet burg dhe me një gjobë deri në 1 milion dollarë.
Nemazze është arrestuar nga agjentët e FBI-së në aeroportin Newark në New York, ndërsa po bëhej gati për të fluturuar për në Romë.m.i/NOAÂ