English

Gazetarë serbë, protestë para EULEX për kolegët e zhdukur gjatë luftës në Kosovë

Prishtinë, 26 gusht NOA-Përfaqësues të shoqatës së gazetarëve të Serbisë, protestuan sot para selisë së Misionit të Bashkimit Evropian për policinë dhe drejtësinë duke kërkuar ndriçimin e fatit të katër kolegëve të tyre të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Ata thanë se gjatë dy viteve të luftës në Kosovë, më 1998 dhe 1999, janë zhdukur pa gjurmë gazetarë të Radio Prishtinës dhe të gazetës së përditshme në gjuhën serbe "Jedinstvo", mjete informimi që kontrolloheshin nga shteti serb.

Ata kërkuan që EULEX-i të fillojë procesin e hetimeve për të ndriçuar fatin e këtyre personave. Edhe dhjetë vjet pas luftës, nuk dihet asgjë për fatin e 1 mijë e 900 personave, rreth 1 mijë e 500 prej të cilëve janë shqiptarë të Kosovës.

Që nga pranvera e vitit 2004, grupet e punës të Prishtinës dhe Beogradit kanë zhvilluar një seri takimesh me ndërmjetësimin e Komitetit Ndërkombëtarë të Kryqit të Kuq në përpjekje për të zgjidhur këtë çështje që vlerësohet ndër trashëgimitë më të dhimbshme të luftës së Kosovës.

m.i/NOA

KOMENTE