Tiranë, 26 gusht, NOA - Të ndërtosh në Shqipëri, kohët e fundit ka filluar që të kushtojë më pak se më parë.
Fakti bëhet i ditur nga Instituti i Statistikave (INSTAT), sipas të cilit indeksi i kushtimit në sektorin e ndërtimit vazhdon të shkojë drejt uljes, po të krahasohen të dhënat e këtij treguesi me ato të mëparshmet.
Kështu, ndërsa në tremujorin e dytë të këtij viti, ky tregues arriti kuotën e 128.4 %, tremujorin e mëparshëm ka qenë 0.1 përqind më i lartë.
Ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, indeksi i kushtimit në ndërtim ka shënuar një rritje 0.04 përqind.
Ulja më e madhe vihet re në nëngrupin "Shpenzime makinerie" por edhe në atë "Shpenzime materiale" ku shënohet një ulje me 0.3 %, sjkaktiat kjo nga ulja e çmimeve të materialeve të ndërtimit.
n.e/NOA