English

Investimet në komunën e Vitisë, Thaçi inspekton punimet

Viti, 26 gusht NOA-Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi sot ka vizituar komunën e Vitisë dhe së bashku me udhëheqësit komunal ka inspektuar punimet që janë duke u zhvilluar në rregullimin e infrastrukturës së përgjithshme të qendrës së qytetit.

Në një fjalë rasti kryeministri Thaçi tha se është ky një projekt më i madh që ndonjëherë është ndërmarrë për rregullimin e rrugëve , trotuareve, ujësjellësit, kanalizimeve dhe infrastrukturës tjetër në qytetin e Vitisë.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka falënderuar kryetarin e Komunës, Nexhmedin Arifi dhe gjithë ekipin e tij për punën e mirë dhe angazhimin e tij për realizimin e këtij projekti që do të ndryshojë përgjithmonë pamjen e Vitisë.

Kryetari i Komunës së Vitisë Nexhmedin Arifi falënderoi Kryeministrin Hashim Thaçi Thaçi për mbështetjen e tij për këtë projekt madhor i cili pritet të kryhet brenda këtij muaji.

KOMENTE