Gjirokastër, 26 gusht NOA - Vetëvaret në pemën e bajames në oborrin e shtëpisë, gjendet i vdekur nga bashkëshortja e tij e sëmurë.
Ngjarja ndodhi pak pas mesnatës duke i gdhirë dita e sotme në fshatin Qesorat të rrethit Tepelenë kur 60-vjeçari Ali Çela vari veten ne degën e pemës së bajames në oborrin e banesës së tij.
Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se 60-vjeçari pasi ka ngrënë darkë me tre fëmijët dhe bashkëshorten e tij, është shprehur se do dilte në oborr për tu qetësuar.Megjithëse prej disa ditësh Çela kishte shfaqur shenja të dukshme mërzite asnjërit prej familjarëve të tij nuk i ka shkuar në mendje se kjo mërzitje do e çonte atë në vetëvarje.
Kur kishin kaluar disa orë bashkëshortja e 60-vjeçari e cila është me aftësi të kufizuara është përpjekur të dalë jashtë në oborr për të kërkuar burrin.
Ajo është tmerruar kur ka parë të varur me litar në pemë burrin e saj, duke dhënë menjëherë alarmin.
Fëmijët kanë dalë në oborr dhe janë përpjekur ti japin ndihmën e parë babait të tyre por ka qenë e kotë pasi ai kishte ndërruar jetë.
Policia mbërriti mëngjesin e sotëm në vendngjarje ku rindërtoi skenën e vetëvrasjes.
Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se 60-vjeçari ka hipur në kalin e tij në bahçe të shtëpisë dhe pasi ka vënë lakun në fyt, ka larguar kalin duke lëshuar trupin e tij të qëndronte në litar i cili ishte lidhur në degën e bajames.
Familjarët e të ndjerit deklaruan para oficerëve të policisë se 60-vjeçari kohët e fundit vuante nga depresioni dhe mërzitja e madhe, dhe ky është dhe shkaku që është vetëvarur.
k.k/NOA - Më shumë foto gjeni këtu
Lajmi dhe fotot janë prodhime të agjencisë NOA, ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i tyre pa u cituar burimi NOA.
Komentoni dhe ju këtë ngjarje: