Romë, 26 gusht, NOA - Pas ditëve të tëra kur keni qenë të shtrirë në shtrat duke iu gëzuar diellit, është normale që të keni një plogështi të madhe në ditët e para të kthimit në jetën e zakonshme.
Por nëse ndiqni një dietë me karbohidrate të ulura dhe shmangni bukën apo makaronat për të humbur ato kilogramë shtesë të siguruara gjatë pushimeve, kjo gjë do të rriste rrezikun e sulmit në zemër.
Në një përfundim të tillë ka arritur një ekip shkencëtarësh nga Beth Izrael Deaconess Medical Center, sipas të cilëve zakoni i të ngrënit shumë të mishit, peshkut dhe djathit, shkakton dëme të arterieve.
Prandaj ata janë të mendimit se plogështia që shkaktojnë në mënyrë normale pushimet mund të luftohet vetëm duke ngrënë perime dhe fruta, e duke mos abuzuar me produkte të tilla.
n.e/NOA
Â